Valbonë 2 Ditë 9900 Lekë

2 Dite në VALBONË  All Inclusive 9900 Lekë

Nisje datë : 2, 6, 9, 13, 16, 20, 23, 27, 30 Korrik

                         PROGRAMI: 

DITA E PARË:
Nisja nga Tirana ne oren 06 : 00 
Vazhdimi i udhetimit drejt liqenit te Komanit me ndalesa te shkurtra rruges per kafe. Lundrimi me traget permes bukurive natyrore qe pershkohen nga diga e liqenit te Komanit deri ne fillim te liqenit te Fierzes. Ndalesa e pare pasi te kemi hyre ne rrethin e Tropojes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”. Mbërrijmë në Valbonë. Konsumojmë drekën me gatime tradicionale. Akomodimi në hotel dhe më pas nisim të zbulojmë e prekim nga afër natyrën mbresëlënëse që alpet shqiptare përcjellin duke vizituar Ujvaren e Rrogamit ne nje ecje rreth 25 minuta pasi kemi perdorur transport te zones per te mberritur deri ne nisjen e shtegut. (OPSIONALE 300 leke/person). Pas shetitjes ne natyre kthehemi ne hotel. Darka në hotel me mbremje festive.

DITA E DYTË:
Mëngjesi në hotel. Shëtitje e lirë në natyrë. Më pas vizitojmë Mullirin e Vjetër dhe Liqenin e Xhemës përpara se të nisemi drejt Bajram Currit. Do të ndalemi në qendër të qytetit ku do kemi mundësi të vizitojmë pikat kryesore të tij. Me pas nisemi drejt qytetit te Prizrenit ku do te vizitojme pikat kryesore te qytetit .Nisja për kthim me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1.
Transporti sipas programit
2. Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
3. Akomodimi në Bujtinë
4. Mëngjesi, dreka, darka
5. Bileta e tragetit (Koman-Fierzë)
6. Mbremje Festive

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet

2. Transporti Lokal 300 L/person
3. Pijet gjatë vakteve
4. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Politikat e Fëmijëve:
0-2.99 vjec janë falas
3-5.99 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50 % zbritje
mbi 6 vjec paguajne si te rritur

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
8. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *