5 Dite ne Viene & Prage 399 €

𝐔𝐝𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞 𝐕𝐢𝐞𝐧𝐞 & 𝐏𝐫𝐚𝐠𝐞 𝟓 𝐃𝐢𝐭𝐞

Nisje Datë : 26 Shtator

Dita e Parë: Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 07.10 – Mbrritje më 08:55. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Vjenë. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Vjenë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite, Shëtitje panoramike në Vjenë Transfertë për në aeroportin e Vjenës. Nisja më 13.55. – Mbrritje më 15.30. Fluturimi për në Shqipëri.

Çmimi  përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *