Udhëtim në Dubrovnik 3 ditë 99€

DUBROVNIK BUDVA KOTOR CAVTAT

Datat e Nisjes : 1, 15, 29 Tetor

                   PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 06 : 00
Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegnovi , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

DITA E DYTË:
Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka në Hotel.

DITA E TRETË:
Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Politikat e Fëmijëve:
– 0 – 2.99 vjeç janë falas
– 3 – 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Mbi 7 – 11.9 vjeç përfiton 30 % zbritje
– Nëse fëmijët nga mosha 3 – 6.99 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.



 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *