Nisje date 30 Prill 4 Dite 389 €
Opsionale: Në mëngjes herët, Fluturim me balona. Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë. Mëngjesi në hotel. Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu. Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 45 minuta Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale. Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë Vizitë në Goreme Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë. Hyrja Falas – Qëndrimi 60 minuta Kthimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Ne cmim perfshihet:
Ne cmim nuk perfshihet: