Udhetim ne Amsterdam 4 dite 419 €

Nisje date : 15 Tetor 419 €
Nisje date : 27 Nentor 449 €

                  Programi :

Dita e Parë :
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 11:15. Mbrritja në Eindhoven në orën 16.10. Transferimi me Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 14:40. Mbrritja në Tiranë në orën 17:10.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. 
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *