THETH 2 Ditë All Inclusive 5900 Lekë

2 Ditë çmimi 4900 Lekë (Mëngjes Darkë)
2 Ditë çmimi 5900 Lekë (All Inclusive)

                     PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 06 : 00
➡️ Nisja nga Durrësi në orën
➡️ Nisja nga Elbasani në orën 

Pushim për kafe gjatë rrugës. Mbërrijme në Theth. Dreka në bujtinë me produktet e fresketa dhe Bio të vëndit. Zbresim në luginë dhe vazhdojmë ecjen paralel me lumin .Vazhdojmë ecjen për në qëndër të fshatit. Vizitojmë kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojmë Kullën e Ngujimit, ku janë pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithë bajraku i Shalës. Vazhdojmë ecjen drejt Ujvarës së Grunasit, e cila është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në Alpet Shqiptare që është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendët më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojmë rreth 1 orë për të shijuar pamjen ose për të bërë foto. Më pas kthehemi për në bujtinë. Në orën 20:00 konsumojmë darkën në bujtinë.

DITA E DYTË: 
Ora 08:00 –09:00 mëngjesi me produkte të fresketa vëndi. Pas orës 09:00 nisemi nga bujtina drejt Syrit të Kalter (Syri i Kapresë). Kalojmë urën e telit për të shikuar Ujvarat e Gurit, të cilat janë formacione shkembore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit. Pamja e tyre është mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtësisht të rrumbullaketa dhe të lëmuara, ato ngjasojnë pikerisht si vaska. Gjatë udhëtimit tonë, duke qënë se prurjet e ujit rrallohen, mund të freskohemi në to. Këto masive shkëmborë finalizohen me një pishinë natyrale me ujë të kristaltë ku mund të bejmë plazh. Më pas vazhdojmë rrugën drejt Syrit të Kaltër. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Do të kemi mundesi të pushojmë. Gjatë kthimit nga Syri i Kaltër për në bujtinë, vizitojmë kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pa krahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Më pas kthimi për në bujtinë. Reth orës 16:00 nisemi për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I SHËRBIMIT TONË!

Paketa me transport individual – 1000 Leke /person 

Këshillohet të merren me vehte :
1. Çantë shpine dhe një shishe uji.

2. Kepucë për hiking ose atlete.
3. Bluza me mengë të shkurta për rruges dhe me mëngë të gjata për në darkë.

Në cmim përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me furgon komod.

2. Akomodim në bujtinë, për 1 natë qëndrimi.
3. Dreka dhe darka e ditës së parë, mëngjesi i ditës së dytë.
4. Guida gjate gjithe udhetimit

Në cmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.

2. 100 Lekë hyrja në Kullën e Ngujimit
3. 500 Lekë furgoni vendas Theth – Vaskat e Gurit – Theth

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
8. Agjensia nuk mban përgjegjësi për fatkeqësit natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *