STAMBOLL 4 Ditë 89 €

STAMBOLL 4 DITË

Nisje date : 21, 28 Tetor 89 Euro
Nisje date : 4, 11, 18, 25 Nentor 89 Euro

Hotel Grand Emin / Emin Hotel 4 * në Laleli


PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 20 : 30
➡️ Nisja nga Elbasani në orën 21 : 00

Nisja gjithmonë një ditë më parë. Vazhdimi i udhëtimit tonë me autobuz nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ndalesa te shkurtra gjate rruges çdo dy-tre ore për kafë dhe pushime. Pas kalimit të pikave kufitare dhe proçedurave doganore, nisemi drejt Stambollit. Mberritja në Stamboll rreth pasdites. Akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë për të shëtitur në Stamboll.

DITA E DYTË:
Pas mëngjesit në hotel nisim turin e vizitave duke filluar me Akuariumin e Stambollit rreth 90 minuta. Muzeu i Luftes historik Panorama 1453, ku do të qëndrojmë rreth 40 minuta, më pas vazhdojmë turin e vizitave drejt Dollma Bahce ( Sarajet e reja të Sulltanit) qëndrim rreth 90 minuta. Pasi konsumojmë drekën do të nisemi për lundrim në Ngushticen e Bosforit, ku ndahen dy kontinentët, ai Europian me atë Aziatik. Pas lundrimit me anije në Bosfor nisemi drejt hotelit. Kohë e lirë për të pushuar rreth dy orë. Në mbrëmje sugjerojmë të njiheni me një nga Show-t  më të bukur të kulturës Turke, “Nata Turke në Harrem”. Për klientet të cilët nuk deshirojnë të marrin pjesë në Nata Turke në Harrem, mbrëmje e lirë për të shijuar Stambollin gjatë natës. Kthimi në hotel rreth orës 24:00.

DITA E TRETË:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Sheshit Sulltan Ahmet ku do të vizitojmë Xhaminë Blu, Kishen e Shën Sofisë , Sarajet e vjetra Topkapi Palace, Cisternat e vjetra të Kostandinopojës dhe Sheshin e Hipodromit. Pas vizitave kohë e lirë për shopping në: Pazarin e vjetër të Stambollit ose Grand Bazar. Vazhdojmë drejt sheshit Taksim ku do të pershkruajmë pedonalen më të Famshme të Stambollit, Istiklal Caddesi . Mbërritja në Hotel, mbrëmje e lirë.

DITA E KATËRT:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Shqiperisë duke kaluar Tranzit nëpërmjet  Bullgarisë, Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Vazhdimi i udhëtimit në teritorin e Maqedonisë, Ndalesa gjate rruges per pushime te shkurtra per kafe. Vazhdim i udhetimit drejt Tiranës, mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Akomodimi për 3 netë në hotel me 4 * ne zonen Laleli
2. Transporti vajtje – ardhje dhe shëtitjet për 4 ditë
3. Mëngjesi në hotel
4. Shoqërues Shqiptar
5. Të gjitha guidat sipas programit

Në çmim nuk përfshihet:

1. Drekat dhe Darkat gjatë  ditëve të udhëtimit
2. Lundrimi me Anije në Bosfor 10€
3. Show në Harrem 30€
4. Hyrja në Akuarium 15€
5. Hyrja në Dollmabahçe 15€

6. Hyrjet dhe vizitat në monumentet kulturore
7. Siguracioni i shëndetit në udhëtim
8. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.9 vjeç janë falas
– 3 – 6.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Mbi 7 – 11.9 vjeç -30 %  zbritje, 12 vjeç pagesë e plotë
– Nëse fëmijët nga mosha 3 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

Kujdes: 
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
Tamponi i Detyrueshem, ne Anglisht (me Barcod QR- Code) deri ne 72 ore ose Testi i Antigenit deri ne 48 ore 

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 6 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *