STAMBOLL me avion 4 ditë 229€

Stamboll 3 netë e 4 ditë 

Nisje date : 23 Tetor çmimi 239 €/p
Nisje date : 28, 29 Tetor çmimi 229 €/p
Nisje date : 6, 13, 20 Nentor çmimi 239 €/p
Nisje date :25, 26, 28 Nentor çmimi 249 €/p

             PROGRAMI :

DITA E PARË:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll.

Transferta nga aeroporti në Hotel Aspen. Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë. Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce. Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë. Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 1 orë. Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

DITA E DYTË:
Mëngjesi në Hotel.  Nisja me Autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 14 Euro – Qëndrimi 2 orë. Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak. Hyrja 13 Euro – Qëndrimi 2 orë. Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu. Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia  Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.  Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta Vazhdon Vizita në Hipodrom Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar. Kthimi në Hotel. Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel Fjejte në hotel.

DITA E TRETË:

Mëngjesi në Hotel.  Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.  Hyrja 5 Euro – Qëndrimi 2 orë Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.  Hyrja e lirë – Qëndrimi 40 minuta. Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës Kthimi në Hotel Fjejte në hotel. Fjejte në hotel.
 

DITA E KATËRT :
Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë. Të lirë në Qendrën Tregare deri në Transfertën me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. 

Oraret e fluturimeve janë si më poshtë:
Tiranë – Stamboll
03:30 – 06:05
Stamboll – Tirane
23:15 – 00:05

 

 Kujdes: 
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
Tamponi i Detyrueshem, ne Anglisht (me Barcod QR- Code) deri ne 72 ore ose Testi i Antigenit deri ne 48 ore 

Hoteli Aspen 4* / Vatan Asur 4*

Hotel Akgun 5* Extra 60 euro

Në çmim përfshihet:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 20 kg + 8 kg bagazh dore). 
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

Në çmim nuk përfshihet:
– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
– Siguracioni në Udhëtim 
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume

OPSIONALE:

1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për 2 darkat në hotel ose në restorant €20.
3. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €30, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 6 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *