Prishtinë Shkup Matka 2 Ditë 45 €

PRISHTINË SHKUP MATKA

Datat e Nisjes:  27 , 28 Nentor 

Hotel Super 8  – 45 € 
Hotel Hilton 5 * Pishina , SPA – 55 € 

                       PROGRAMI

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 07 : 00
Vazhdojmë udhëtimin drejt pikës kufitare të Morinës. Pas përfundimit të proçedurave doganore, vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Prishtinës. Vizitë në monumentet kryesore si qëndren e qytetit , pazarin e vjeter , New Born etj…  Kohë e lirë për të konsumuar drekën . Pas dreke udhëtimi jonë vazhdon drejt kryeqytetit të Maqedonisë Shkup . Akomodimi në Hotel në Shkup , qëndrojmë rreth 1 orë për të pushuar .Pasi takohemi me guiden vazhdojmë vizitat në qytetin e Shkupit : si shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar me pas tek sheshi i shatrivanëve “Aleksander i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artisteve, Blloku i Muzeve, Çarshia e Vjeter etj… mbrëmje e lirë.

Dita e Dytë:
Pas mëngjest në hotel, do të nisemi drejt Kopshit Zoologjik të Shkupit i cili është i pasur me llojshmeri kafshesh si: xhirafa, elefant, kafshë të cilat janë të rralla në Ballkan. Udhëtimi jonë do të vazhdojë drejt Kanionit të Matkës. I clili ndodhet në perëndim të qytetit të Shkupit, me një hapesire rreth 5000 hektaresh me bukuri natyrore të paharrueshme dhe Manastirë mesjetarë. Me deshirë mund të konsumoni dreken në njërin prej restoranteve buzë liqenit ose mund të bëni shëtitje me motoskafet përgjatë liqenit. Lundrimi do të jetë deri në shpellën e Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta . Pas dreke nisemi në qytetin e poetëve, në Strugë ku do të shijojmë pejsazhin buzë Drinit te Zi. Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës kufitare të Qafë Thanës , pas përfundimit të proçedurave doganore, nisemi drejt Tiranës, mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Transport me mjet komod
2. Një natë akomodim në hotel në Shkup
3. Mëngjesi në hotel
4. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program

2. Dreka / darka e seciles dite
3. Bileta e motoskafit per shetije 90 minuta ne liqenin Matka – 5 euro/ 90 minuta (opsionale)

4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2 vjeç janë falas
– 2 – 11.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Nëse fëmijët nga mosha – 2 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *