Ski ne Kodren e Diellit – 2 Ditë 59 €

Ski në Kodrën e Diellit 

Akomodim ne Hotel 5* , Sauna Pishina Jakuzi 

Çmimi me Mengjes 59 €
Çmimi me Mengjes Darkë 69 €

Nisje datë : 1, 2, 8 , 15 , 22 , 29  Janar

                   PROGRAMI:

Dita e parë:
➡️Nisja nga Tirana në orën 06 : 30
➡️Nisja nga Durrsi në orën 06 : 00
Vazhdojmë udhëtimin drejt Qaf Thanes , pas procedurave doganore i drejtohemi qytetit te Struges, Vizite e qytetit te Struges rreth 2 ore.  Vazhdimi i udhetimit drejt qytetit te Shkupit , Akomodimi në hotel Hilton 5* në Shkup . Kohë e lirë per tu shlodhur, pasdite nisemi per te bere vizita ne qytetin e Shkupit. Kthimi ne hotel , kohe e lire per te shfrytezuar facilitet e hotelit. Darka opsionale ne hotel, 10 Euro per person.

Dita e Dytë:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Kodrës së Diellit e quajtur ndryshe Popova Sapka. Kohë e lirë për të shijuar Sportin e skive. Kodra e Diellit përmban një nga pistat e skijimit më të mëdha të Ballkanit ku përbehet nga 7 Teleferike skijimi. Maja më e lartë që mund të shijohet nga Turistet e aventurës arrin në 2760 metra lartesi. Pas takimit me guidën tonë, në orën 15:30 nisemi drejt Tiranës, kalimi do te behet nga pika kufitare e Qaf Thanes . Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Transport me mjet komod
2. Një natë akomodim në hotel 5*
3. Mëngjes në hotel , Darka opsionale 10 Euro
4. Përdorimi i Pishina Sauna Jakuzi ne Hotel 

5. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program

2. Çmimi i shëtitjes me teleferik
3. Paisjet e Skijimit
4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2 vjeç janë falas
– 2 – 11.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Nëse fëmijët nga mosha – 2 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *