Pragë Vjenë Budapest 7 Ditë 249 €

Tiranë – Split – Zagreb – Vjenë – Pragë – Budapest – Beograd – Prishtinë – Tiranë

Nisje datë 24 Nentor

Dita e Parë: 
Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel nnë Split ose Zadar.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt: 
Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.

Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel. 

Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Gjashtë:
 Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Shtatë:
 Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Split – Zagreb – Vjenë – Pragë – Budapest – Beograd – Prishtinë – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split ose Zadar, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Opsionale: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. €10

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *