MOSTAR MEDJUGORE UJËVARA KRAVICA 2 ditë 60 €

MOSTAR MEDJUGORE UJËVARA KRAVICA

Nisje datë :  27 – 28, 28 – 29  Nëntor

                    PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 05 : 00
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në Ujëvaren Niagara në Tuz. Ndalesë për kafe dhe fotografi. Vazhdimi i udhëtimit drejt Bosnje Hercegovines. Vizitë në Mostar ose Qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim: Urën e Famshme të Mostarit, Rrugen e Famshme të Mjeshtërve të Vjetër, Xhaminë e Madhe, Katedralen e Betontë të Mostarit (e vetmja në Europë) Kohë e lirë më pas për të shëtitur në Qyetin e Vjetër të Mostarit. Pas vizites së Mostarit vazhdimi i udhëtimit për në Medjugorje Akomodimi në hotel.

DITA E DYTË :
Peligrinazh në Medjugorje – Ujëvara Kravica
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitojmë Medjugoren ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit, duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar. Nisja me pas drejt vëndit ku është shfaqur Shën Maria dhe në statujen që qan , vëndi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshëm të botës për të vizituar këtë vënd hyjnor. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicas, një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores. Vazhdimi i udhëtimit për në kthim në Tiranë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës . Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtim me autobus komod
2. Akomodimi në hotel
3. Mëngjesi dhe darka në hotel
4. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në program
2. Siguracioni i jetës
3. Hyrja në Ujëvaren Kravica 5 Euro Personi

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.99 vjeç janë falas
– 3 – 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Mbi 7 vjeç pagesë e plotë
– Nëse fëmijët nga mosha – 3 – 6.99 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *