Mavrovë Strugë Ohër 2 Ditë 45 €

MAVROVË STRUGË OHËR

Datat e Nisjes : 1, 2, 8, 15, 22, 29 Janar

Hotel Prestige 4*  – 45 Euro 
Hotel Mirage 4* Plus (Pishina Sauna Jakuzi) – 59 Euro 


                   PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 06 : 30
➡️ Nisja nga Durrësi në orën 06 : 00
Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Tushemishtit, kohë e lirë për të konsumuar mëngjesin në Drilon. Pas proçedurave doganore do ti drejtohemi qytetit të Ohërit ku do të kemi mundesi të vizitojmë Atraksionet turistike kryesore të këtij Qyteti, si Kalanë e Ohërit, Qytetin e Vjetër, Shëtitoren e cila shtrihet përgjatë liqenit. Gjithashtu do të keni mundësi të shëtisni me varkë në liqen për të shijuar një pejsazh mbreslënes të Qytetit. Dreka e lirë në mënyre idividuale. Pas dreke vazhdimi i udhëtimit drejt Strugës. Akomodimi ne hotelin perkates. Pasdite e lire per te vizituar qytetin. darka ne hotel.

DITA E DYTË:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Mavrovës, rrugëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta. Mbërritja në Mavrovë. Kohë e lirë për Ski deri në orën 15:30. Pas takimit me guidën tonë nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

 FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtim me autobus komod
2. Akomodimi në Hotelin perkates
4. Mengjesi dhe Darka ne Hotelin perkates
5. Perdorimi i Pishina, Sauna, Jakuzzi per klientet e akomoduar ne Hotel Mirage
6. Të gjitha guidat sipas programit
7. Shoqerues shqiptar

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program
2. Shëtitja me anije 3-5 euro / person.
3. Pagesat për hyrje në muzeume
4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2 vjeç janë falas
– 2 – 11.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Nëse fëmijët nga mosha – 2 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1.Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
2.Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3.Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4.Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5.Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6.Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7.Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8.Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9.Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10.Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *