KORÇË VOSKOPOJË 1 Ditë 1200 Leke

KORÇË VOSKOPOJË

Nisje çdo të Dielë 1200 Lekë

➡️ Nisja nga Tirana në orën 06 : 30

Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut të Drilonit. Shëtitje e lirë dhe pushim në Drilon për rreth 1 orë. Mbërritja në fshatin turistik e piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron gjithashtu edhe vizitë në kishat e Voskopojës për tu njohur me trashëgiminë kulturore, të cilat aktualisht vazhdojnë të ruajnë madhështinë dhe rëndësinë e gjithë historisë së përjetuar më parë si një qendër kryesore jo vetëm në Shqipëri por në gjithë perandorinë Bizantine që në shek e 14-të. Kohë e lirë për argëtim nën sugjerimet e guidës. Konsumimi i drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mirë të zonës. Pas dreke nisemi për në qytetin e serenatave, Korçë. Vizitë në zonën qëndrore të qytetit, tek Pazari, Shëtitorja, Katedralja dhe jo vetëm për rreth dy orë. Nisemi në rrugën e kthimit, mbërritja në Tiranë ne mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtim me mjet komod

2. Shoqërues gjatë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet:
1. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
2. Shetitje me varkë në Drilon apo shëtitje me kuaj në Voskopojë

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.99 vjeç janë falas
– 3 – 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje
– Mbi 7 vjeç pagesë e plotë

#SHËNIM
1. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.

2. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë
3. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
4. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
5. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *