𝐔𝐝𝐡ë𝐭𝐢𝐦 𝐧ë 𝐃𝐮𝐛𝐚𝐢 𝟔 𝐃𝐢𝐭ë
Nisje Datë : 14 Qershor 439 €
Dita e Parë:
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 18:10 – Mbrritja në Abu Dhabi në orën 01:25 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
Opsionale:
Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
Opsionale:
– Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
– Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
Opsionale:
– Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
– Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping dhe Ekskursione Opsionale.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi – Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 – Mbrritja ne Tirane 17:35.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Vetëm 1 çantë shpine.
1. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
2. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €49
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47*
Per udhetimin ne Dubai duhet qe pasaporta te jete + 6 muaj nga data e skadences
Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.