CAPPADOCIA PAMUKALE IZMIR STAMBOLL 8 Ditë 299€

CAPPADOCIA PAMUKALE IZMIR STAMBOLL ÇANAKALE 

Udhëtim 8 ditor 22 Tetor & 26 Nentor 299 €


                     PROGRAMI:

DITA E PARË:
Nisja nga Tirana në orën 23:00 në drejtim të pikës kufitare të Qafë Thanës . Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Bullgarisë, e më pas Turqisë. Ndalesa për pushim gjatë rrugës çdo 2 orë. Mbërritja në Çanakkale, akomodimi në Hotel, mbrëmje e lirë.

DITA E DYTË:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Trojës Antike e cila ndodhet rreth 30 min nga qëndra e Qytetit, përgjatë rrugës ju do të përshëndeteni nga Kali i Trojes i cili qëndron si një simbol i kalit të famshëm prej druri të përdorur në atë kohë.Vazhdimi i vizitave në Altaret e Sakrificës, Muret e qytetit 3700 vjeçar, Shtëpite e Trojës së parë 2500 vite para Krishtit, Vizite në Anfiteatrin Antik, ndërtesen e Senatit, dhe Odeonin ( Sallën e Konferencave ) gërmimet aktuale në proces dhe mbetjet e ndryshme nga Troja I deri në Troja IX. Pas vizitave nisemi drejt Izmirit. Mbërritja në Izmir, pasdite, akomodimi në hotel. Kohë e lirë për të shijuar Izmirin në mbrëmje.

DITA E TRETË:
Mëngjesi në hotel. Nisim turin ku do të vizitojmë Sheshin Konak, Ora e Izmirit, Ashensori, Bulevardin buze detit “Lungomare”, Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Qytetit Antik të Efes, i cili daton në shekullin e V para Krishtit, vizitë në Biblotekën Celsus e cila u ndërtua ne vitin  114 – 135. Ajo është e dyta më e madhe pas Aleksandrisë dhe përfaqeson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik. Pas vizitave nisemi drejt qytetit Denizli I cili është i njohur për pishinat Termale të cilat duken si vaska prej pambuku. Akomodimi në Hotel, mbrëmje e lirë.

DITA E KATËRT:
Mëngjesi në hotel. Nisja për të vizituar një nga atraksionet me të njohura turistike që është PAMUKKALE, e cila ndryshe njihet si parajsa e Bardhe, ajo është pjesë në Listen e Trashëgemisë Botërore të UNESCO – s. Vizitë në Pishinën KLEOPATER, kohë e lirë për të shfrytëzuar ujrat termale Rreth orës 13:00 nisemi drejt Qytetit të Cappadocia-s. Akomodimi në Hotel, mbrëmje e lire.

DITA E PESTË:
Zgjimi herët në Mëngjes në orën 05:00 për të shijojmë shfaqjen e ngritjes së balonave përgjatë lindjes së diellit. Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitat e Cappadocia-s, ku do të vizitojmë: Muzeun e hapur Goreme dhe parkun kombetar Goreme, që janë cilësuar zemra e qytetit. Me pas vizita vazhdon në muzeun e hapur Zelve dhe në eksperiencen unike të qytetit nëntoksore Kaymakli. Turi vazhdon duke vizituar luginat Devrent dhe Zemi, për të përfunduar turin në Këshjellën Urchisar. Akomodimi në hotel në Cappadocia.

DITA E GJASHTË:
Sipas dëshires mundësi për të provuar ekperiencen e fluturimit me balonë (Kosto 80 – 120 euro/personi). Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Stambollit. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Akomodimi në Hotel në Stamboll. Shëtitje e lirë Stambolli natën.

DITA E SHTATË:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim turin e vizitave Hipodromi, Xhamia Blu , Kisha e Shën Sofisë, më madhështoria në botën Ortodokse, Cisterna e Vjëter e Kostandinopojës, Sarajet e Sulltanit, shëtitje me anije në Bosfor. Kohë ë lirë në Grand Bazar në mbrëmje sipas dëshirës.  Turkish Show në një nga Harremet e Qytetit. Akomodimi në hotel, mbrëmje e lire.

DITA E TETË:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Tiranës, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtim me autobus komod.
2. Akomodimi në hotele me 4 ose 5 yje me mëngjes.
3. Guidë në gjuhen shqipe gjatë udhëtimit.

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program

2. Shëtitja me anije
3. Pagesat për hyrje në muzeume
4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.99 vjeç janë falas
– 3 – 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– mbi 7 vjeç pagesë e plotë
– nëse fëmijët nga mosha – 3 – 6.99 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit.
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 6 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *