CANAKALE IZMIR PAMUKALE BURSA 5 Ditë 179 €

CANAKALE IZMIR PAMUKALE BURSA
Nisje datë 1, 8, 15, 25 Shtator


                      PROGRAMI:

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 06 : 30
➡️ Nisja nga Durrësi në orën 06 : 00
➡️ Nisja nga Elbasani në orën 06 : 00

Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Qafë Thanës. Pas kryerjes së veprimeve doganore vazhdojmë udhëtimin drejt Shkupit, ndalesë e shkurtër në Shkup. Vazhdimi i rrugës drejt Bullgarisë dhe Turqisë duke kaluar nga Edemir (ish kryeqyteti i Turqisë) për të mbërritur në Canakale në pjesen Europiane të qytetit, ku është i lokalizuar edhe qytet antik i Canakales i njohur ndryshe si Troja. Vazhdimi i udhëtimit me traget ku kalojmë në pjesën Aziatike të Canakales, ku ndodhet edhe qëndra e qytetit. Akomodimi në hotel në qëndër të qytetit. Kohë e lirë për të pushuar dhe me pas në shoqërine e guides, vizitojmë qytetin bregdetar të famshem për betejen e Ataturkut që ndryshoi Turqinë duke e shndërruar në shtetin që është sot, ku ndër atraksionet përmendin kalin e Trojës (në qënder të qytetit), bulevardin “Lungomare”, etj. Akomodimi në Hotel, mbrëmje e lirë.

DITA E DYTË:
Mëngjesi në hotel. Vazhdimi i udhëtimit tonë drejt Izmirit. Pas mbërritjes në Izmir vizitojmë Parkun Botanik Zoologjik të Izmirit (me i madhi në Turqi). I shtrirë në një sipërfaqe prej 450,000 m2. Kopshti është i ndërtuar që të vizitoni në habitate reale, janë mbi 2600 kafshë të egra nga 138 specie të ndryshme. Një eksperience për tu mos u humbur. Pas vizitës së kopshtit zoologjik (i pozicionar në periferi të qytetit) akomodohemi në hotel në qëndër të Izmirit. Në shoqerinë e guidës vazhdojmë vizitat e qytetit si: Sheshi Konak, Ora e Izmirit, Bulevardin buzë detit “Lungomare”, etj. Vazhdojme vizitat drejt atraksionit “Ashensori”, një kullë e vjetër e ndërtuar që në vitin 1907, ku për vite ka shërbyer si lidhje midis rivierës së Imirit dhe qytetit të dikurshem i ndërtuar në kodër. Në ditet e sotme, kulla me ashensorin e vjetër në brëndesi, të ofron një peisazh 360 gradë të qytetit Izmir. Mbrëmja e lirë për të shëtitur në bulevardin buzë detit “Lungomare”, ku ndodhen kafene dhe restorante të shumta.

DITA E TRETË:
Pas mëngjesit në hotel nisja në drejtim të Pamukales për të shijuar mrekulline e natyrës – Vaskat e Ujërave Termale të Pamukales. Gjatë rrugës do të bejmë një ndalesë në qytetin antik të Efes, i cili daton në shekullin e V para Krishtit, vizitë në Bibloteken Celsus e cila u ndertua në vitin 114 – 135. Ajo është e dyta më e madhe pas Aleksandrisë dhe përfaqëson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik. Pas vizitës në qytetin e Efes, vazhdojmë udhëtimin për në Denezli (qyteti i Pamukales). Mberritja në Pamukale ku vizitojmë Ujërat Termale, me fame botërore të Pamukale-së, që quhet ndryshe Kështjella e Pambukut. Vizitë në Pishinën e Kleopatrës dhe në Kodrën e Pambuktë. Kohë e lirë për të shijuar, për të bërë plazh dhe per tu larë në ujin ngjyrë blu të Pamukales. Akomodimi në hotel në Pamukale. Pasdite vizitë në qytetin e Denizlisë.

DITA E KATËRT
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit udhëtojmë drejt qytetit të Bursës. Mberritja në Bursa dhe akomodimi në hotel. Pas akomodimit në shoqërinë e guidës vizitojmë Tregun e Pëlhurave, Koza Han, Xhamia Jeshile, Xhamia e Madhe etj. Vazhdimi i ditës për shopping në qëndrat tregtare të Bursës, mbrëmje e lire.

DITA E PESTË: 
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt Shqipërisë duke udhëtuar nga segmenti Bursa – Sofie – Shkup. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për pushime. Mberritja në Tiranë në mbrëmje.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË .

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtim me autobus komod.
2. Akomodimi në hotele me 4 ose 5 yje me mëngjes.
3. Guidë në gjuhen shqipe gjatë udhëtimit.

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program

2. Shëtitja me anije
3. Pagesat për hyrje në muzeume
4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim


Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.99 vjeç janë falas
– 3 – 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– mbi 7 vjeç pagesë e plotë
– nëse fëmijët nga mosha – 3 – 6.99 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.

#SHËNIM
1.Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.

2.Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3.Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4.Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5.Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6.Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7.Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8.Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 6 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9.Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10.Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *