𝐔𝐝𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞 𝐁𝐮𝐝𝐯𝐚 – 𝐔𝐥𝐪𝐢𝐧 𝟐 𝐃𝐢𝐭𝐞
Nisje Datë : 3, 10, 17, 24 Qershor
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 06 : 30
Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e procedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit ku do të viziojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë Kërcimtaren e Budvës, Qytetin e Vjetër, Citadelen, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi në hotel në Ulqin. Darka në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në Plazh të vogël.Vazhdimi i udhëtimit për në Ada Bojana, grykë derdhja e lumit Buna. Konsumimi i drekës ne Ada Bojana. Mbërritja në Tiranë rreth orës 20:00.
Në çmim perfshihet :
1. Udhëtim me autobus komod vajtje – ardhje.
2. Akomodimi në hotel në Ulqin Hotel Llolla .
3. Mëngjesi dhe darka.
4. Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.
Në çmim nuk perfshihet :
1. Hyrja në muzeume dhe monumente.
2. Shëtitje me anije në Kotor 5 € (nese eshte grup mbi 15 persona).
3. Siguracioni i shëndetit në udhëtim.
Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2 vjeç janë falas
– 2 – 11.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Nëse fëmijët nga mosha – 2 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.
Shënim:
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 3 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.