Bukuresht Sofje Beograd 5 Dite 220 €

Bukuresht Sofje Beograd 5 Dite


Nisje date 25 Nentor  220

Dita e Pare:
Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, per në drejtim të Sofjes. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë ne Shkup. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel

Dita e Dyte:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg ,Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt etjNe oren 15:00 nisje per ne Bukuresht. Mberritja, akomodimi ne Hotel.

Dita e Trete:
Mengjesi ne hotel dhe pastaj tur panoramik i qytetit ku do vizitoni Pallatin e Parlamentit ose ndryshe Shtëpia mbreselenese e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit. Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura si: “Harku i Triumfit”, Shtëpia e Gazetareve, parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiseled” që i ka dhene qe ne 1900 Bukureshtit emrin “Parisi I Vogel “ si dhe nje ndalese ne Zonen Lipscani, shtepi e galerive te artit dhe dyqaneve antike ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire.

Dita e Katert:
Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje qytet me bukuri mesjetare i cili ofron akses te lehte per ne kështjellën Bran, kështjella e Drakulas ku ju ftojmë që të përjetoni historinë, mitin, intrigën dhe magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm të Transilvanisë. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë. Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire. Rreth ores 16:00 nisje per Shkup, akomodimi ne hotel.

Dita e Peste:
Pas mëngjesi ne Hotel, fillojme vizitat ne qytetin e Beogradit. Paradite vizite e shkurtër e Beogradit duke filluar me Katadralen e madhe të Sv. Saves, per te kaluar me pas në rrugën e famshme Skaderlie, ku drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit, Do te vizitojme objetktet kryesore te qytetit si Uren e re Ada mbi lumin Danub, Rrugen e Shkodraneve, Pallatin e Presidentit dhe Parlamentin. Pas mbarimit te turit te Beogradit, do te nisemi drejt Tiranës. 

Fundi i sherbimit tone.

Në cmim përfshihet
-Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.
– Akomodimi në hotel 3* dhe 4* me mëngjes te perfshire
– Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.

Në cmim nuk përfshihet
-Drekat në të gjitha ditët.
-Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
-Hyrja ne Keshtjellen e Drakules eshte opsionale

Fëmijët :
Femijet 0-2 vjec janë falas;
Femijet 2 -12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
Mbi 12 vjec paguan si i rritur;

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *